Google ADS

Zyrtare: Djali i Ramiz Lladrovcit i bashkohet këtij ekipi të futbollit (FOTO)

18:15 | 15 Mars 2017
Arbresh.info

Mbrojtësi nga Drenasi, Lapidar Lladrovci, është përforcimi i fundit i Trepçës ’89, raporton Arbresh.info.

Lajmi konfirmohet nga klubi mitrovicas, të cilët bëjnë me dije arritjen e marrëveshjes.

Lladrovci kishte kaluar tek Besa e Pejës, por që nuk kishte nënshkruar kontratë, përkundër zhvillimit të disa stërvitjeve, për t’u ndarë pas disa javësh.

Ai vite më parë ka qenë kapiten te Feronikeli derisa ka luajtur edhe për Kukësin në Shqipëri.

Ndryshe, Lapidari është i biri i kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci. /Arbresh.info

capture

Të ngjashme