Shkencëtarët thonë se fosilet e gjetura në Indi, të vjetra 1.6 miliard vjet dhe në formë të algave të kuqe mund të jenë bimët më të vjetra në botë.
Sipas tyre, për shkak të këtij zbulimi mund të ndryshohet edhe koha e p0araqitjes së jetës në tokë.
Deri më tash bimët më të vjetra në Tokë janë konsideruar fosilet e algave të kuqe të gjetura në Arktikun kanadez, të vjetra 1.2 miliard vjet.
Ekspertët thonë se forma e fosileve i përgjigjet algës së kuqe, e cila sot mund të gjendet në kreshta koralesh.
Ndryshe, studimi është drejtuar nga Theresa Sallstedt, gjeobiologe nga Muzeu natyror suedez dhe ai është publikuar në revistën shkencore PLOS Biology.
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation