Kripërat e ujit, mbeturinat e ndryshme, kalkaret dhe mbetjet e ngurtësuara të detergjenteve janë disa prej shkaktarëve të erës së keqe që vjen nga makina larëse.
Për këtë arsye rekomandohet që të bëhet pastrimi i saj të paktën një herë në tre muaj.
Për këtë nevojiten uthull molle, dy kokrra limon dhe 1 lugë gjelle gëlqere e shuar.
Tretni gëlqeren në uthullën e mollës derisa të bëhet një lëng i kondensuar. I shtoni lëng limoni dhe vendosni mënjanë përmbajtjen. Vini lavatriçen në programin me 90 gradë dhe kur të jetë mbushur me ujë i shtoni tretësirën e mësipërme në vendin e ilaçit të rrobave.
Pas larjes nëse dëshironi bëni një larje me ujë pa shtuar gjë për të eliminuar erën e uthullës.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...