Peja është mysafir i Kozuvit në Gjevgjeli të Maqedonisë, në ndeshjen e fundit çerekfinale të Ligës Ballkanike (BIBL), takim që do të zhvillohet me fillim nga ora 19:00.
Peja ka avantazh prej 17 pikëve nga dueli i parë i luajtur në “Karagaçi” para një jave dhe për këtë arsye është në pozitë më të mirë për në ndeshjen e sotme. Megjithatë nuk ka asnjë dyshim që Kozuvi do të përpiqet të shkrijë këtë epërsi dhe të vazhdojë tutje në këtë garë.
Nikoqirët do të llogarisin në formën e mirë të lojtarëve që ishin edhe bartësit e lojës gjatë këtij edicioni të skuadrës maqedonase. Mirëpo, është më se e qartë se për të shkrirë këtë avantazh Kozuvi ka nevojë për forcën e gjithë ekipit.
Në anën tjetër Peja hyn në këtë duel me avantazh të thellë, por është më se e qartë se basketbollistët duhet të angazhohen nëse mendojnë për kualifikim tutje në Ligën Ballkanike, thuhet në faqen e FBK-së.
Kryetrajneri Todorov e di shumë mirë se lojtarët e tij nuk guxojnë të relaksohen dhe për këtë arsye do t’i përgatitë ata që të hyjnë me mendje se gjithçka fillon nga zero.
Abramovic tashmë e ka dëshmuar se është në formë të mirë dhe se do të jetë armë e fortë e Pejës, derisa për paraqitje të mirë të ekipit verdhezi pritet të përkujdesen edhe Rundles, Veseli, Dahlman dhe Billie.
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton
Sulmohet nga forcat ruse edhe ambasada e Maqedonisë së Veriu...