Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, të mërkurën ka kërkuar që partitë kryesore parlamentare menjëherë të nisin dialogun koordinues për vazhdimin e seancës konstitutive të Kuvendit për zgjedhjen e kryetarit të këtij institucioni, me ç’rast do të zhbllokohet institucioni i rëndësishëm.
Ai gjatë një takimi në selinë e partisë në Tetovë me ambasadorin e Norvegjisë Arne Sannes Bjornstad diskutoi rreth situatës në vend dhe përpjekjeve për të përfunduar seancën konstitutive të Kuvendit dhe zgjidhjes së qeverisë së re.
“BDI do të japë kontributin e vet konstruktiv në këtë drejtim dhe përkrah të gjitha përpjekjet në drejtim të zgjidhjes së krizës”, tha Ahmeti.
Ai ka theksuar se kriza politike dhe institucionale në asnjë mënyrë nuk duhet të kthehet në një krizë ndëretnike dhe partitë politike në vend duhet të japin kontributin e vet në këtë drejtim./Arbresh.info/
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...