Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot në ora 15:10 ka marrë informatën për një grabitje të armatosur.
Grabitja ka ndodhur në filialin e një banke e cila gjendet në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni policia me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore, për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, shkruan arbresh.info.
Mbështetur në informatat e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet, dyshohet se kjo grabitje është realizuar nga tre persona të dyshuar, të cilët kanë qenë të maskuar dhe të armatosur. Nga gjithë kjo ngjarje nuk ka pasur persona të lënduar.
“Të dyshuarit pasi kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash, me një veturë të dyshuar, janë larguar nga vendi i ngjarjes. Për të konfirmuar shumën e parave të grabitura policia është duke punuar ngushtë me zyrtarë të bankës. Aktualisht policia po punon me përkushtim për të identifikuar të dyshuarit e mundshëm. Deri tani policia ka arrit të gjejë, veturën e tipit Audi, me të cilën janë larguar të dyshuarit, e cila do të konfiskohet për ekzaminim”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Burime të Arbresh.info brenda bankës thanë që plaçkitja ka ndodhur brenda vetëm një minuti dhe se janë vjedhur tri arka me para./Arbresh.info.
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...