Paris Saint Germain ka vendosur për të shkarkuar mbrojtësin Serge Aurier me përfundimin e këtij sezoni.
Derisa Thomas Meunier vazhdon të vërtetoj vlerën e tij në ‘Parc des Princes’, kampioni francez planifikon shkarkimin e mbrojtësit nga Bregu i Fildisht në merkaton verore të transferime, transmeton portali arbresh.info.
Edhe pse ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij aktuale, trajneri Unai Emery është i pakënaqur me 24-vjeçarin, të cilit iu deshën 8 minuta për tu përgatitur për të hyrë në fushë si zëvendësues në ndeshjen kundër Lorientit.
Hatem Ben Arfa është futbollisti tjetër që është thënë se do të shkarkohet nga gjiganti në Liga 1 pas tronditjes nga Barcelona në UEFA Ligë të Kampionëve./arbresh.info
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani