Kati i tretë i nëndheshëm në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë u përfshi sot nga flakët, duke shkaktuar dëme të vogla në zonën e antikuaritave.
Numri dy i ministrisë së Kulturës Zef Çuni, bëri me dije se falë ndërhyrjes së shpejtë nga zjarrfikësit u bë e mundur shpëtimi i librave tepër të vlefshëm. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit pasi po punohet për të pastruar ajrin nga tymi, sidomos në katin e tretë të nëndheshëm.
“Kemi hartuar edhe projektin e rikonstruksionit të Bibliotekës Kombëtare, e cila do të ketë një sistem alarmi shumë më të përsosur sesa ky që kemi. Janë dëmtuar vetëm disa libra të periudhës rusë, mesa thonë specialistët e bibliotekës. Nuk ka dëme të mëdha sepse është shuar menjëherë nga zjarrfikëset dhe sistemi i alarmit ka funksionuar menjëherë”, tha Zef Çuni gjatë një deklarate për mediat.
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: Prania e NATO-s përmes KFOR-it në Kosovë ka qenë gji...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...