Ndërsa protesta e opozitës vijon me të njëjtin intesitet dhe kur Kryeministri duket se nuk do të lëshojë pé lidhur me mundësinë e një qeverie teknike, shansi për të shkuar në zgjedhje me një kabinet teknik nuk i ka mundësitë Zero, siç është menduar deri më sot.
Burime konfidenciale (jozyrtare) pranë stafit të Edi Ramës konfirmojnë për Opinion.al se Ermelinda Meksi, ish-eksponente e PS, që për momentin mban një post të rëndësishëm në zyrat e Sekretariatit Ekonomik pranë OSBE në Vienë ka patur bisedime intensive me kryeministrin Rama.
Meksi njihet si tekniciene e zonja dhe e papërfshirë në afera politike në Shqipëri. Ndoshta arsyeja që ajo është në kontakte të shpeshta me Edi Ramen ka të bëjë me mundësinë e drejtimit prej saj të një qeverie teknike. Shanset janë që opozita që jetë dakort me një qeveri të drejtuar prej znj. Meksi. Por nuk përjashtohet mundësia që emri i Meksit të jetë dhe një kandidaturë e mundshme e PS për Presidente.
Lëvizjet e ditëve të fundit, largimi i 4 ministrave dhe bisedimet intensive të Edi Ramës me bashkëpunëtore dhe ish-bashkëpunëtorë shtojnë dyshimet që Kryeministri po përgatitet për lëvizje të reja ‘surprizë’ që doemos kanë lidhje dhe me qëndrimin përfundimtar që pritet të mbajë për zhvillimet e fundit aleati i tij kryesor LSI.
Zyrtarizimi i marrëveshjes parazgjedhore mes PS dhe LSI dhe formimi i një qeverie teknike më në krye zonjën Meksi do të qetësonte situatën parazgjedhore dhe do të plotësonte kushtin kryesor të opozitës. /Opinion.al
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...