KEK-u mohon se menaxhmenti ka marr pagën e 13-të, faktet flasin ndryshe

13:14 | 15 Mars 2017
Arbresh.info

Korporata Energjetike e KEK-ut ka reaguar kundër një artikulli të botuar më 13 mars në Agjencinë e Lajmeve KosovaPress.

Në reagimin e kësaj Korporate thuhet se lajmi është i pavërtetë ndërsa po ashtu thuhet se nuk është e vërtetë se zyrtarë të KEK-ut kanë deklaruar se disa zyrtarë të menaxhmentit që kanë kontrata individuale kanë marra pagën e 13-të.

Si dëshmi për këtë KosovaPress e ka përgjigjen e drejtorit për marrëdhënie me publikun në KEK Skënder Bucolli  që i ka kthyer gazetarit nëpërmes adresës elektronike.

Përgjigja e Bucollit:

scann

Në bazë të kësaj përgjigje vet Bucolli e pranon se askush nga zyrtarët e menaxhmentit nuk kanë marrë pagë shtesë përveç atyre me kontrata individuale.

Po ashtu në këtë artikull ëshë edhe deklarata e kryetarit të Sindikatës të Sindikatës së Punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës(SPEK), Izet Mustafa i cili ka thënë se janë diku 20 zyrtarët më të lartë në KEK që kanë marr pagën e 13-të.

Ndërsa  njëjtë ka pohuar edhe kryetari i Sindikatës së Re në KEK, Rafet Osmani, se komplet bodri i KEK-ut dhe menaxhmenti kanë marrë pagën e 13-të.

Madje ky i fundit i ka përmendur me emra ata që kanë marrë paga siq edhe është cekur në artikull.

Ne po botojmë reagimin e KEK-ut pa asnjë ndërhyrje:

Nuk është e vërtetë se BORDI dhe Menaxhmenti I KEK-ut ka marrë pagën e 13-të.

Artikulli i botuar në portalin Kosovapress dhe i marr nga shumica portaleve tjera vendore, me titull: “Bordi dhe Menaxhmenti I KEK-ut morën pagën e 13-të jashtë ligjshëm” është plotësisht i pa vërtetë. Për më tepër në këtë artikull deklarohet rrejshëm kinse vet KEK-u ka pranuar se disa zyrtar të menaxhmentit që kanë kontrata individuale kanë marrë pagën e 13-të.

Përndryshe, KEK-u ka deklaruar se: “Të gjithë punonjësit e KEK-ut duke përfshirë edhe zyrtarët e lartë nuk kanë marrë pagë shtesë, përveç atyre të parapara me kontrata individuale” pra, të gjithë punonjësit e KEK-ut kanë kontrata individuale.

Si rrjedhojë, Korporata Energjetike e Kosovës është në proces të auditimit të pasqyrave financiare për vitin 2016 dhe pa përfunduar ky proces as nuk mund të diskutohet asnjë shtesë as për menaxhmentin as për punëtorët e KEK-ut.

Prandaj, pas publikimit te pasqyrave financiare, duke u bazuar ne ligjet në fuqi, Bordi ka aprovuar një shpërblim për të gjithë punëtorët e vet si shpërblim për ballafaqim të suksesshëm me vështirësitë dhe tejkalimin e situatës se jashtëzakonshme , me temperatura ekstreme, gjatë këtij sezoni dimëror.

Për më shumë secili nga të apostrofuarit është i gatshëm që të bëj publike llogaritë bankare para institucioneve relevante edhe pse shumica prej tyre e bëjnë këtë për çdo vitë në bazë të ligjit. Për më tepër, në këtë dezinformatë janë etiketuar padrejtësisht edhe zyrtarët e KEK-ut, të cilët do të kërkojnë llogari ligjore për denigrimin personal qe iu është bërë padrejtësisht në këtë artikull.

Zyra për marrëdhënie me Publikun dhe Komunitetin Korporata energjetike e Kosoves (KEK)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme