Google ADS

MI financon projektet rrugore në Leposaviq

12:52 | 15 Mars 2017
Arbresh.info

Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Leposaviqit të mërkurën nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit për realizimin e projekteve rrugore në vlerë rreth 600 mijë euro.

Memorandumi është nënshkruar nga ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Leposaviqit, Dragan Jablanoviq.

Sipas kësaj marrëveshje parashihet asfaltimi dhe rekonstruksioni i rrugëve në komunën e Leposaviqit, në vlerë prej 565,919 euro, si dhe asfaltimi i rrugëve lokale në Revatske dhe lagjen “Verb” dhe “Berberisht”, në vlerë prej 20,000 euro.

Memorandumi përcakton obligimet dhe përgjegjësitë e të dy palëve për realizimin e këtyre projekteve, me anë të të cilit Ministria e Infrastrukturës obligohet të sigurojë mjetet për financimin e këtyre projekteve, ndërsa Komuna e Leposaviqit obligohet të krijojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve pa pengesa për operatorët ekonomikë, si dhe që projektet të zhvillohen në pajtim me Ligjin mbi Prokurimin Publik dhe Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive.

Po ashtu, Komuna obligohet të kryejë procesin e tenderimit dhe të caktojë komisionin për hapjen e ofertave dhe vlerësimin e tenderëve, në të cilin duhet të jetë një anëtar nga MI.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme