Sindikalistët e Shëndetësisë në një konferencë për media kanë shpalosur kërkesat e punëtorëve shëndetësorë dhe paralajmërimi për masat sindikale nëse nuk zbatohen ato nga institucionet e Kosovës.
Kryetari i Federatës së Sindikatës Blerim Syla tha se nuk kanë dashur që të mbërrijnë në këtë pikë por kjo gjendje është bërë e padurueshme.
Syla ka prezantuar gjashtë kërkesat e punëtorëve shëndetësore të cilat ka thënë se u janë dërguar të gjithë deputetëve dhe Qeverisë.
Kërkesat e FSSHK-së janë: Ligji për Pagat të hidhet poshtë në tërësi ose të rinegociohet me kërkesat që sindikata i ka dërguar; Që pagat të rriten në 15 përqind; Që të bëhet rrezikshmëria në vendin e punës; Qendrat e Mjekësisë Familjare kanë mbetur peng i politikave ditore dhe të fillohet ndryshimi i ligjit dhe duhet të kemi një status të përbashkët; Sigurimet shëndetësore të ulen nga 7 në 4 përqind dhe kushtet e punës në sistemin shëndetësor.
Syla tha se institucionet kanë afat dy javë për t’i shqyrtuar këto kërkesa dhe në rast se nuk arrihet asgjë do të mbahet protestë një orëshe e pastaj do t’i jepet edhe një kohë Qeverisë dhe nëse as pas kësaj nuk përmbushen kërkesat atëherë do të futen në grevë një ditëshe.
“Nëse as atëherë nuk bëhet asgjë atëherë do të futemi në grevë në afat të pacaktuar”, tha Syla.
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’