Kryetari Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Prenk Gjetaj në një konferencë për media ka thënë se në mbledhjen e sotme të këtij Komisioni është aprovuar raporti i vitit 2016 për aktivitetet që janë ndërlidhur në ndriqimin e fatit për personat të zhdukur dhe planifikimin për aktivitetet për këtë vit.
“Janë tri objektiva me të cilat do të punohet këtë vit si rritja e bashkëpunimit mes akterëve vendorë dhe ndërkombëtarë, përkrahja e familjeve të personave të zhdukur dhe shoqatave familjare, sigurimi i indormatave të reja, procedimi i lokacioneve, dhe mbetjeve mortore”, tha Gjetak, shkruan arbresh.info.
Sipas tij aktivitetet që nuk kanë mundur të kryhen vitin e kaluar do të vazhdojnë edhe këtë vit.
“Sidomos ato që janë në Serbi, siç e dini ndërprerja e punës te kisha e Rashkës e që do të vazhdohet prapë. Pastaj do të procedohen punët tek liqeni mbi Rudnicë, tek Novipazari. Ndërsa lokacionet brenda Kosovës të cilat janë në bashkëpunim me organet kompetente për hulumtime si Policia për krime lufte vazhdojnë të mbeten prioritet për tu vlersuar por kemi edhe informata që po na krijojnë huti si rasti tek Xhamia e Ibrir që është neglizhuar, por dikush ka pas faj aty sepse është spekuluar. Po ashtu vazhdojmë të kërkojmë që kushdo që ka informata jemi mirënjohës nëse na i sjell t’i përpunojmë sepse kemi ende 1660 persona që evidentohen si të zhdukur”, shtoi Gjetaj.
Ai kërkoi nga partnerët që janë të involvuar në procesin e personave të zhdukur të bashkëpunojnë edhe më shumë.
Gjetaj përmëndi edhe ndihmesën e Kuvendit të Kosovës lidhur me memorialin e Pejës.
“300 mijë euro ka ndarë Kuvendi i Kosovës këtë vit për memorialin e Pejës por me ato nuk përfundon sepse ato varreza kanë mbetur keq. Ka edhe shumë lokacione si Krusha që duhet investuar në ato varreza e shumë vende tjera”, theksoi ai./Arbresh.info.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...