Google ADS

Të shtëna armësh në Pantinë të Vushtrrisë, arrestohet një person

10:51 | 15 Mars 2017
Arbresh.info

Policia në Vushtrri ka arrestuar një person të dyshuar për posedim të pautorizuar të armës.

Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në  zonën e fshatit Pantinë ku edhe ishte informuar se dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri.

Njësitë sektoriale dhe reaguese, në kuadër të stacionit policor Vushtrri, fillimisht kanë bërë lokalizimin dhe identifikimin e vendit të ngjarjes, përkatësisht zonës nga ku ishin dëgjuar të shtënat.

Mbi bazën e informacionit fillestar, Policia ka identifikuar shtëpinë nga ku dyshohej se ishte shtënë me armë zjarri, ku njëkohësisht është identifikuar dhe kontaktuar i dyshuari N. Sh., 40 vjeçar, i cili më pas është arrestuar.

“Në këtë lokacion është konfiskuar një armë, pushkë automatike AK-47 cal 7.62mm si dhe një karikator me 28 fishekë, në cilësi të provave materiale”, njofton policia.

Rasti po hetohet për vepër penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës’.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme