Konsumatorët në Kosovë mbeten të rrezikuar për shëndetin e tyre nga produktet jocilësore dhe nga tregtarët mashtrues.
Me rastin e Ditës Botërore të Konsumatorit, kryetari i Organizatës “Konsumatori , Selatin Kaçaniku tha se shëndeti i qytetarëve ende mbetet në rrezik nga produktet jocilësore dhe nga mashtrimet e tregtarëve, si për abuzim me afatet e edhe për çmimet.
Në institucionet që merren me ankesat e konsumatorëve në Agjencinë e Ushqimit dhe në Ministrinë e Tregtisë kanë deklaruar se në krahasim me vitet e kaluara ka shënuar ngritje numri i ankesave nga konsumatorët për mashtrim dhe produkte ushqimore jocilësore.
Por, Selatin Kaçaniku është skeptik për zgjidhjen e këtyre ankesave pasi që sipas tij ato më shumë bëhen sa për t’i arsyetuar punonjësit se sa që merren parasysh.
Në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës, thonë se të gjitha parregullsitë që janë evidentuar nga ankesat e ankesat e konsumatorëve i ka dërguar në gjykatë.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Inspektoratit në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës, Ibrahim Tërshnjaku, tha për KosovaPress se Agjencia si prioritet ka shqyrtimin e ankesave të konsumatorëve me qëllim mbrojtjen e shëndetit publik.
Aktiviteti i tyre sipas tij është me dinamizëm të lartë, duke i siguruar qytetarët që organet kompetente për kontrolle janë duke kryer punën bazuar me planet zyrtare dhe bazuar në shqyrtimin e ankesave të konsumatorëve.
Sipas Tërshnjakut vetëm në dy mujorin e parë të këtij viti, AUV ka asgjësuar mbi 150 mijë kilogramë produkte të mishit si jocilësor.
“Kemi vërtetë një numër të madh të produkteve ushqimore, të cilat asgjësohen qoftë me kërkesën e palëve qoftë gjatë kontrollit. Për këtë javë kemi asgjësuar 30 tonë mish nga të gjeturat tek operatorët e biznesit ushqimor dhe të atyre prodhues. Kemi asgjësuar diku rreth 100 mijë ushqime konditorike vetëm në muajin shkurt”, tha Tërshnjaku.
Tërshnjaku thotë se të gjitha ankesat që dërgohen në adresë të AUV-it do të shqyrtohen në afat së më të shkurtër kohor.
E këto ankesa nga konsumatorët kanë shënuar rritje.
Në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë konfirmojnë se në vitin 2016 ka pasur 250 ankesa ndërsa në vetëm dy muajt e parë të këtij viti janë paraqitur rreth 60 ankesa.
Udhëheqësi i Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit në MTI, Nijazi Shala, për KosovaPress, theksoi se ka shënuar rritje numri i ankesave prej konsumatorët, ku në vitin 2016 kanë qenë 250 ankesa, kurse në dy muajt e parë të këtij viti janë paraqitur rreth 60 sosh.
Udhëheqësi i këtij Departamenti Nijazi Shala ankesat më të shpeshta janë për produktet ushqimore dhe për mos respektim të garancioneve nga tregtarët.
“Kur është puna të produktet ushqimore është goxha me peshë, kemi mjaft ankesa në atë drejtim edhe në relacionet tregtare në aspekt me garancionet. Në raste të caktuara nuk i respektojnë tregtarët garancionet dhe kjo është shqetësuese… Për dy muajt e parë kemi pasur rreth 60 ankesa”, tha Shala.
Sipas tij ky Departament me përgjegjësi të lartë procedon ankesat e qytetarëve për zgjidhjen e tyre.
Sot në Kosovë shënohet edhe Dita Botërore Konsumatorit, që për qëllim ka mbrojtjen e konsumatorëve.
Mbrojtja, ka të bëjë me ruajtjen e shëndetit dhe sigurisë së konsumatorëve, si dhe me mbrojtjen e tyre nga çdo praktikë abuzive e tregtarëve.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...