Google ADS

Barça transferon futbollistin serb? (FOTO)

10:53 | 15 Mars 2017
Arbresh Info

Barcelona thuhet se është duke menduar transferimin e yllit të Chelseat, Nemanja Matic, nëse ata dështojnë për të nënshkruar me Marco Verrattin.

Gazeta spanjolle ‘Mundo Deportivo’ raporton që Barcelona është e interesuar për të nënshkruar me yllin e PSG, transmeton portali arbresh.info. 24-vjeçari mund të jetë i hapur për transferim derisa edhe Real Madridi dhe Manchester United janë pas shërbimeve të tij.

Trajneri i “Djajve të Kuq”, Jose Mourinho thuhet se është një tifoz i reprezentuesit të Italisë. Megjithatë, gazeta e lartpërmendur pretendon që Barça është duke kërkuar tashmë për alternativat e tij nëse dështon për të siguruar mesfushorin e PSG-së.

Në listë e tyre të shënjestrave është edhe ylli i Chelseat, Nemanja Matic.

Reprezentuesi i Serbisë ka shkëlqyer këtë sezon në Chelsea nën udhëheqjen e trajnerit Antoine Conte./arbresh.info

nemanja-matic

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme