Google ADS

Akuza e kundërakuza për verbimin e fëmijëve, një vit pas skandalit

10:19 | 15 Mars 2017
Arbresh.info

Zyrtarë të Klinikës së Syve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës u janë përgjigjur deklaratave të ish drejtoreshës së neonatologjisë Mynevere Latifi – Hoxha se fajtorin për verbimin e fëmijëve duhet kërkuar tek Klinika e Syve, raporton rtklive.com

Mynevere Latifi – Hoxha, ka thënë në një deklaratë të saj ku shpjegon arsyet e dorëheqjes nga drejtoresha e Klinikës se ende nuk është e sigurt nëse Klinika e Oftalmologjisë ka krijuar staf profesional përsa i përket problematikës së Retinopatisë Premature (ROP), shkruan rtklive.com.  Po ashtu ajo është shprehur se nuk është e sigurt nëse stafi i kësaj klinike është në gjendje të detektojë zhvillimin e retinopatisë tek foshnjat premature.

Tutje ajo ka thënë se Klinika e Oftalmologjisë ka qenë e paaftë për detektimin dhe trajtimin e këtij problemi tek foshnjat.

Por, në një përgjigje të drejtorit të Klinikës së Syve Florim Zejnullahu, thuhet se për këtë çështje është formuar një komision i veçantë nga Ministria e Shëndetësisë. “Konsideroj se ai komision është kompetent për të vlerësuar situatën në fjalë”, është përgjigjur drejtori Zejnullahu.

Ai ka thënë se në lidhje me sëmundjen që shkakton verbimin tek fëmijët, Klinika e Syve ka ngritur kapacitetet e duhura për skrining, .

“Përkundër mungesave në aparaturë por edhe sub-specialistëve të kësaj lëmie Klinika e Syve po iu ofrohet standardeve bashkëkohore për trajtimin adekuat të foshnjave prematurë dhe e gjithë kjo e përafërt  me statistikat e vendeve të zhvilluara”, ka thënë Zejnullahu.

Ai ka thënë se Klinika e Syve ka bërë një kthese për të mirë në dy vitet e fundit në të gjitha drejtimet e zhvillimit. “Jemi në trend të mirë për arritjen e rezultateve në të gjitha fushat e Oftalmologjisë dhe jemi duke vazhduar punën që trajtimi i rasteve me ROP të jetë në nivelin sa më të mirë të mundshëm”, ka thënë ai për rtklive.com.

Ndryshe, menaxhmenti i QKUK-së kishte vendosur të blej aparaturën e re për skriningun e fëmijëve vetëm pas publikimit të shkrimit për verbërimin e fëmijëve në gazetën Zëri.

Një vit më vonë pas publikimit të skandalit, dorëheqje nga pozita e drejtoreshës së neonatologjisë ka dhënë Mynevere Latifi – Hoxha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme