Zyrtarë të Serbisë nuk rreshtin së mbledhuri ato që ata i quajnë dëshmi kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë Milovan Drecun ka thënë se së shpejti do të kenë “bazën komplete të krimeve që i ka bërë UÇK-ja”.
Drecun ka thënë se është shumë i kënaqur me përparimin e arritur në Grupin e Punës për grumbullimin e atyre që ai i ka quajtur fakte e dëshmi në ndriçimin e krimeve ndaj serbëve e popujve të tjerë në Kosovë.
“Ia kemi dalë të arrijmë tek informacione të shumta dhe shumë shpejt do ta kemi një bazë komplete të krimeve që janë bërë nga UÇK-ja, sidomos në periudhën kur forcat tona kanë qenë të pranishme”, citon Tanjug të ketë thënë Drecun.
Ai ka shtuar se janë bërë kontakte me njerëz nga UNMIK-u e OSBE-ja dhe “plani është ta kemi dokumentacionin që ata e posedojnë”. Drecun shton se nuk po zbulohen dëshmi të reja, por po punohet që organet shtetërore të kenë në një vend mbi dëshmitë për t’u bërë sistemimi i tyre.
“Në veçanti për krimet nëpër zonat me përgjegjësi të UÇK-së. Njohuritë tona t’i ndajmë me Prokurorinë në Gjykatën Speciale për UÇK-në dhe do të hartojmë një libër të ri të bardhë që do të tregojë se UÇK-ja ka pasur plan gjenocidi sipas të cilit në Kosovë të mos mbetej asnjë serb”, ka thënë Drecun.
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...