Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, në krye të delegacionit zyrtar, u nis sot drejt Azerbajxhanit për të marrë pjesë në Forumin e 5-të Global të Bakusë me temë: “E ardhmja e marrëdhënieve ndërkombëtare: Pushtet dhe interesa.”
Siç njofton presidenca përmes një komunikate për media, gjatë punimeve të Forumit Global, kreu i shtetit shqiptar do të mbajë një fjalim lidhur me temën kryesore që do të diskutohet nga të pranishmit, do të zhvillojë një takim zyrtar me Presidentin e Republikës së Azerbajxhanit, Ilham Aliyev si dhe pritet të ketë takime dypalëshe me homologë pjesëmarrës në Forumin e Bakusë./Arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin