Hyseni e Rrahmani raportojnë për shpenzimet e MPB-së dhe MSh-së

08:40 | 15 Mars 2017
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni dhe ai i Shëndetësisë Imet Rrahmani raportojnë në mbledhjen e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportet e Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të ministrive që udhëheqin.

Sipas njoftimit për media nga zyra për informim e Kuvendit, në fillim do të behët shqyrtimi i Raportit të Auditimit për PVF-të e Ministrisë së Punëve të Brendshme, për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2015.

“Pastaj do të behët shqyrtimi i Raportit të Auditimit të përformancës, Administrimi i programit për trajtim jashtë Institucioneve shëndetësore publike, i ftuar ministri Imet Rrahmani”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme