4 zakonet e “këqija” që mbyllin poret e lëkurës duke shkaktuar puçrra, pika të zeza e të bardha

07:01 | 15 Mars 2017
Arbresh.info

Të gjithë kanë pore në fytyrë,por disa femra janë me fat pasi këto të fundit janë thuajse të padukshme, ndërsa disave të tjera u dallohen që nga disa metra larg.

E keqja e poreve të hapura është se mbushen me papastëritë që qarkullojnë në ajër duke formuar kështu pikat e zeza apo pikat dhjamore të bardha. Këto janë më të vështira për t’u trajtuar pasi poret janë të mbyllyra, ndërsa pikat e zeza janë pore të hapura. Më poshtë Living do të listojë 6 gabimet e femrave që shkaktojnë mbylljen e poreve.

1.Pickimi i puçrrave

Kur ju shtrydhni puçrrat, ajo që bën  është vetëm inflamimi i lëkurës dhe jo zhdukja e tyre. Inflamacioni, likiti i bardhë që del nga puçrra zmadhon poret, eleminon yndyrën e lëkurës duke zmadhuar poret. Ajo që duhet të bëni është t’i trajtoni me acid salicilik ose peroksid benzoli.

2.Prekja e fytyrës

Vetëm mendoni sa gjëra prekni me duar në ditë dhe sa mikorbe gjenden në lëkurën tuaj. Nëse ju prekni pafund lëkurën tuaj, këto të fundit të gjitha arrijnë në lëkurën e fytyrës duke shkaktuar mbylljen e poreve.

  1. Flini pa pastuar grimin

Një herë në kaq kohë të gjithë harrojmë të pastrojmë grimin përpara se të shtrihemi , por nëse këtë gjë e ktheni në një zakon nuk është mirë për lëkurën. Nëse ju nuk e pastroni lëkurën çdo ditë, procesi i plakjes përshpejtohet dhe poret zmadhohen me kalimin e kohës.

4.Nuk e eksfoljoni lëkurën

Mënyra më e mirë për të pastruar poret e bllokuara e pëër t’i mbyllur ato është eksfoljimi ndryshe i quajtur si procesi i pastrimit të lëkurës nga shtresat e vdekura. Këtë gjë duhet ta bëni një apo dy herë në jave. Është e thjeshtë mjafton të përzieni pak sodë buke me ujë dhe të fëkroni lëkurën. Mos harroni gjithnjë shpëlajeni lëkurën me ujë të ftohtë në mënyrë që të mbyllni poret.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme