Google ADS

Kuvajti shpenzon 5 miliardë dollarë për të blerë 28 ‘super – avionë’ luftarakë

01:24 | 15 Mars 2017
Trina Galanxhi

Kuvajti do të marrë 28 “F-18 Super Hornet” për të zëvendësuar një model më të vjetër të këtij avioni luftarak amerikan, në përputhje me kontratën e dytë në planin e armatimeve brenda këtij viti, njoftoi sot një zyrtar i lartë i ushtrisë kuvajtiane.

“Vlera e kësaj kontrate nuk pritet të tejkalojë 5 miliardë dollarë (4,7 miliardë euro)”, njoftoi kreu i prokurimit të armatimeve ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes”, Gjeneral-major Lafi al-Azemi.

Cituar nga agjencia zyrtare kuvajtiane e lajmeve “Kuna”, ky zyrtar i lartë shtoi se marrëveshja parashikon zëvendësimin e avionëve të modelit të vjetër Hornet që janë pjesë e forcave ajrore kuvajtiane.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme