SHBA kërkon zgjidhjen e problemeve mes Turqisë dhe Holandës

00:22 | 15 Mars 2017
Trina Galanxhi

Shtetet e Bashkuara të martën kanë bërë thirrje që problemet mes Turqisë dhe Holandës të zgjidhen në mënyrë diplomatike.

“Të dy vendet janë aleatë të NATO-s, dhe duhet ta shmangin retorikën e tensioneve dhe të angazhohen me respekt të ndërsjellë”, ka thënë zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mark Toner.

Tensionet mes Turqisë dhe Holandës u shfaqën pasi shteti holandez ndaloi dy ministra turq që të marrin pjesë në tubimet në Roterdam.

Kritikat shkuan aq larg, sa Erdogan e quajti Holandën mbetje naziste dhe fashiste.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme