Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka thënë se fuqia e votës është e madhe dhe se ajo sjellë ndryshime të mëdha.
Rama këto komente i ka bërë në llogarinë e tij në facebook, duke iu referuar hapjes së pazarit të ri në Tiranë i cili u bë pikërisht në ditën e verës.
Ky është postimi i tij i plotë:
”Pazari i Ri i Tiranës çelur sot në Ditën e Verës, është një prej shembujve të ndryshimit të madh që mund të sjellë fuqia e votës; një shembull i ndryshimit mes nesh dhe atyre që e lanë këtë pazar në zemër të Tiranës, në mëshirën e ujrave të zeza nëpër rrugë; një shembull i pakrahasueshëm mes nesh që punësuam 1007 njerëz falë rilindjes së këtij pazari dhe atyre që kanë ikur nga puna në parlament për të mbajtur në punë gjykatësit e prokurorët e korruptuar; një shembull kuptimplotë mes Tiranës e Shqipërisë që ne duam dhe Tiranës e Shqipërisë që ata rrënuan” ka përfunduar Rama.
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”