Edhe sonte në Shkup vazhduan protestat kundër platformës së partive politike shqiptare në Maqedoni.
Për të 16-ën ditë me radhë, iniciativa qytetare “Për Maqedoni të përbashkët” u tubuan para qeverisë, prej ku e filluan marshin e tyre drejt Parlamentit në shenjë proteste, kundër platformës së partive politike shqiptare në Maqedoni.
Ata vlerësojnë se platforma në mënyrë më direkte e kërcënon interesin e përgjithshëm kombëtar dhe integritetin shoqëror dhe politik të Maqedonisë.
Protestuesit bënë thirrje për bashkim të gjithë qytetarëve në Maqedoni, siç thanë për, synimin e përbashkët për ruajtjen e unitetit dhe tërësisë së Maqedonisë në bazë të parimit të vërtetuar dhe në themelet e unitetit bashkëkohor të vendit të cilat janë ndërtuar në Marrëveshjen kornizë të Ohrit nga viti 2001.
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...