Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ndaj zërave që u shtuan ditëve të fundit, se ky subjekt do të bëj koalicion paszgjedhor me Partinë Demokratike të Kosovës.
Në njoftimin e AAK-së thuhet që ata nuk kanë vija të kuqe për asnjë parti, por që deri më tani nuk janë përcaktuar për ndonjë koalicion, transmeton lajmi.net
“AAK ka deklaruar se nuk ka vija të kuqe për koalicione paszgjedhore me asnjërën nga partitë politike, duke mos përjashtuar as LDK-në, as PDK-në e as VV-në. Asnjë diskutim i mbrendshëm për koalicion të mundshëm të AAK-së, me ndonjë parti specifike politike, nuk ka ndodhur. çdo njoftim i mediave për gjoja koalicion paszgjedhor të AAK-së me PDK-në, ose me çfarëdo force tjetër politike, në këtë fazë, eshte i pasaktë”, thuhet në komunikatë.
Njoftimi i plotë:
Pas disa shkrimeve në portale dhe media të caktuara në Kosovë, se si AAK do të bëjë kloalicion paszgjedhor me PDK-në, jep këtë sqarim:
AAK ka deklaruar se nuk ka vija të kuqe për koalicione paszgjedhore me asnjërën nga partitë politike, duke mos përjashtuar as LDK-në, as PDK-në e as VV-në. Asnjë diskutim i mbrendshëm për koalicion të mundshëm të AAK-së, me ndonjë parti specifike politike, nuk ka ndodhur. çdo njoftim i mediave për gjoja koalicion paszgjedhor të AAK-së me PDK-në, ose me çfarëdo force tjetër politike, në këtë fazë, eshte i pasaktë.
AAK, është duke punuar për t’i fituar zgjedhjet dhe ajo do të vendos për koalicion vetem pasi që të kenë perfunduar zgjedhjet, për çka do të ketë nje sër kriteresh.
Përpjekjet e përsonave dhe mediave të caktuara, për të dezinformuar opinionin publik se si AAK është afruar me një forcë specifike politike, në rastin konkret me PDK-në, dhe është kundër një tjetre, bëhën me qëllim që ta zbehin mbështetjen që po e merr AAK si parti dhe Lideri i saj si figurë unifikuese në Kosovë.
Këto qarqe, këto media dhe këta individë, ka vite që flasin për një kolacion të AAK-së me PDK-në, por kjo nuk ka ndodhur asnjëherë.
Kur AAK vendos të bëjë koalicion me një parti politike, para ose pas zgjedhjeve, atë do ta bëjë publike vet, siç ka vepruar gjithmonë në jetën e saj politike.
Policia e Shqipërisë nis aksion të antidrogës, “shënjestër” ...
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, dalin detajet
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...
Kryetari Konjufca priti në takim deputetët laburistë të Mbre...
Qipro arrin fitore ndaj Lituanisë