Në Greqi mund të vijnë 200 mijë refugjatë

21:04 | 14 Mars 2017
Arbresh.info

Zëvendëskryetari i Partisë Demokracia e Re në Greqi, Adonis Georgiadis ka paralajmëruar se nëse prishet marrëveshja mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian, në ishujt grekë mund të vijnë rreth 200 mijë refugjatë.

Në një deklaratë për mediat lokale, Georgiadis ka vlerësuar edhe marrëveshjen Turqi-BE për refugjatët, ku ka thënë se kohët e fundit ka një tensionim marrëdhëniesh mes Turqisë dhe BE-së.

“Nëse përplasja mes Turqisë dhe BE-së vazhdon, Ankaraja do të prishë marrëveshjen për refugjatët dhe si rrjedhojë në ishujt grekë të paktën 200 mijë refugjatë të rinj mund të vijnë”, tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme