Juventusi, Interi dhe Milani janë vënë në alarm për të siguruar shërbimet e belgut, Romelu Lukaku, i cili nuk është duke e vazhduar kontratën.
Belgut i skadon kontrata në qershor të vitit 2019 me klubin e Evertonit.
Ai i tha një televizioni francez që nuk ka dëshirë që ta vazhdojë kontratë me klubin anglez.
Sot mediat angleze shkruajnë se ai i ka thënë klubit të Everton se në fund të sezonit dëshiron të largohet.
Ai ka shënuar deri më tani 20 në 29 ndeshje.
Lojtari ka qenë i lidhur me Juventusin që në janar. Interi dhe Milani po ashtu janë të interesuar për ish-futbollistin e Anderlechtit dhe Chelseat.
Ai dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve, gjë që aktualisht skuadrat nga qyteti i modës, nuk mund t’ia plotësojnë, ndërsa në Itali do ta gjente vëllanë e tij më të ri Jordanin, që luan te Lazio.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...