Google ADS

Flet Azem Vllasi: Murat Jashari deshi të më vrasë

19:58 | 14 Mars 2017
M. A.

Avokati Azem Vllasi, ka rrëfyer ngjarën se si u plagos nga Murat Jashari.

“Pas orës 9 mëngjesit bëri zilja dhe dola, e pash një njeri të habitshëm i ofrova ndihmë, dola thash çfarë ka zotëri, posa desha të i jap një numër telefonit për një person që mund ta ndihmonte ai nxori alltinë”, kështu është shprehur Vllasi në rrëfimin e tij se si ndodhi plagosja e tij.

Vllasi këtë e ka quajtur tentim vrasje, duke thënë se kjo ishte e porositur, transmeton lajmi.net

Avokati, pretendon se Murat Jashari ishte i përgatitur për ta vrarë, por thotë se reagimi i tij ka bërë që të devijojë armën dhe vetëm ta plagosë në krah.

Vllasi ka thënë për RTK-në, se vet kishte thirrur policinë dhe kishte kërkuar nga banorët përreth të shikojnë kush ishte personi që qëlloi në të.

“Veprimi i tij është politik, është akt i porositur jo akt individual, kemi të bëjmë me mercenar të paguar kundër popullit shqiptar”, ka thënë Vllasi.

Kujtojmë, se Vllasi është liruar nga spitali, pasi mjekët i kanë hequr plumbin nga kraharori dhe kanë thënë se gjendja e tij tani është stabile.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme