Google ADS

Mbi 300 familje ndihmohen nga Kryqi i Kuq i Kosovës

19:14 | 14 Mars 2017
M. A.

Kryqi i Kuq i Kosovës realizoi suksesshëm shpërndarjen e ndihmave për 313 familje të prekura nga vërshimet. Kështu u bë e ditur gjatë puntorisë ‘Mësimet e mësuara nga vërshimet’.

Punëtoria është realizuar në bazë të agjendës së planifikuar dhe është realizuar me përpikëmëri nga Kryqi i Kuq i Kosovës. Hapjen e punëtorisë e bëri Agron Humolli, sekretar i përgjithshëm i KKK, ndërsa udhëheqës i kësaj punëtorie ishte Burim Seferi, koordinatorë për menaxhim të emergjencave.

Gjatë punimeve Kumrije Zhabari, sekretare e KKK-së në Vushtri, Qerim Cena, sekretar i KKK-së në Rahovec, Fllanza Lama, sekretare e KKK-së në Gjakovë, Vail Shala, sekretar i KKK-së në Podujevë dhe Isuf Morina, sekretar i KKK-së në Malishevë raportuan mbi mbarëvajtjen e shpërndarjes së ndihmave për këto komuna. Ata theksuan sfidat dhe sukseset në implementimin e shpërndarjes së ndihmave për 313 familje.

Agron Humolli sekretar i përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Kosovës shpjegoi mënyrën se si erdhi deri te përfitimi i ndihmave për 313 familjeve të prekura nga vërshimet.

“Fillimisht është prezentuar puna në teren për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet, pas vlerësimit të bërë në teren. Raporti është pëcjellur në Zyren Kryesore të Kryqit të Kuq të Kosovës (KKK). Raporti i përmbledhur është përcjellur në zyren regjionale të Federates Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe në Budapest. Nga kjo KKK ka përfituar në përkrahje të 313 familjeve me pako ushqimore, higjienike, shtrojë, mbulojë, cizme dhe ujë për pije. Ashtu si çdo projekt edhe ky projekt e ka fazen e vlerësimit, monitorimit dhe raportimit dhe pikërisht për këtë realizuam punëtorinë ‘Mësimet e mësuara nga menaxhimi i fatkeqësive’ “- shpjegoi Humolli.

Ai theksoi se në këtë punëtori kanë marrë pjesë 26 degë të Kryqit të Kuq të Kosovës edhe ato degët të cilat nuk kanë qenë pjesë e projektit kanë përfituar nga prezentimi i përvojave të 5 degëve të përfshira në projekt.

“Në punëtori kanë dalur rekomandime të reja të bazuara nga mësimet e mësuara: është përditësuar formave standarde për vlerësim, monitorim dhe raportim gjatë procesit të menaxhimit të fatkeqësive. Shfrytezoj rastin te falenderoj të gjithë vullnetarët e Kryqit të Kuq të Kosovës të cilët dhanë kontributin e tyre në implementimin e sukseseshëm të këtij projekti”-tha Agron Humolli sekretar i përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme