Google ADS

Kosovë – Islandë, biletat mund t’i blini në këto vende

19:13 | 14 Mars 2017
Arbresh.info

Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjithë të interesuarit se biletat për ndeshjen kualifikuese Kosovë – Islandë, e cila do të luhet më 24 mars 2017, në stadiumin Loro Boriçi në Shkodër, në ora 20:45, dalin në shitje të mërkurën, më datë 15 mars.

Çmimet e biletave për këtë ndeshje janë si vijon:

Tribunat E2, E3, E4 = 7 Euro

Tribunat E1, E5 = 15 Euro

Tribunat D1, D4 = 15 Euro

Tribunat D2, D3 = 20 Euro

Tribunat C1, C5 = 15 Euro

Tribunat C2, C3, C4 = 7 Euro

Tribunat A, B = 55 Euro

Tribuna VIP = 110 Euro

Biletat mund të bihen në qytetet kryesore të Kosovës, në pikat e mëposhtme:

PRISHTINË

MALËSIA REISEN

Rruga Fehmi Agani 137

SUAREKË

MALËSIA REISEN

Qendra Zejtare

PRIZREN

MALËSIA REISEN

Rruga Jeremin De Rada

DEÇAN

GECI TOURS

Rruga Luan Haradinaj

PEJË

GECI TOURS

Rruga Eliot Engel

GJILAN

RINORI TRAVEL

Rruga Adem Jashari

GJAKOVË

WEST FLY

Rruga: Nënë Tereza

Tel. 0390/ 321 355

FERIZAJ

VENERA TOURS

Rruga Dëshmorët e Kombit

MITROVICË

DPT Kmobile

Rruga Mbretëresha Teutë

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se biletat e prodhuara kanë elemente të sigurisë të nivelit më të lartë dhe se sistemi i kontrollit të tyre nëpër pikat e stadiumit ‘Loro Boriçi’ është i kompjuterizuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme