Google ADS

Kadri Veseli flet për rastin e Azem Vllasit

18:38 | 14 Mars 2017
M. A.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka folur për atentatin ndaj Azem Vllasit.

Sipas Veselit ky rast nuk është dashur të ndodhë asnjëherë në Kosovë.

“Rasti i tillë më tepër sesa kriminal tenton ta mbajë të frenuar Kosovën, i ndihmon atyre që nuk e donë Kosovën. Ky rast nuk duhet të ndodh asnjëherë në Kosovë”, tha Veseli për Klan Kosovën.

Ai ka përgëzuar Policinë e Kosovës për gatishmërinë e tyre për këtë rast.

“Unë u përgëzoj institucionet e Kosovës. Organet tona të rendit kanë qenë në vendin e tyre dhe kanë kryere punën për përpikmeri. Prandaj kjo është arsyeja pse duhet t’i besohet Policisë së Kosovës, AKI-së”, tha Veseli./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme