Pacolli mirëpret në shtëpinë e tij delegacionin e Ligës Botërore Islame (FOTO)

17:51 | 14 Mars 2017
M. A.

Delegacioni i Ligës së Botës Islame, i udhëhequr nga sekretari i i përgjithshëm i saj Mohammad bin Abdul Karim Al-Issa ka vizituar sot shtëpinë e ish- presidentit të Kosovës, z. Behgjet Pacolli.

I pari i AKR-së, Pacolli përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur  se ndër temat kyçe të bashkëbisedimit ishte njohja e Kosovës nga vendet islame.

“Trajtuam bashkërisht edhe fenomenin se pse këto shtete ende nuk e kanë njohur Kosovën. Sekretari i përgjithshën Al-Issa u zotua se do të angazhohet seriozisht në këtë drejtim ndërsa premtoi edhe bashkëpunim në sferën e ekonomisë dhe tregtisë”, ka shkruar Pacolli mes tjerash në Facebook./Arbresh.info

17309226_10158327817240153_9046973577616660624_n

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme