Therje me thikë në Xërxë

15:41 | 14 Mars 2017
Arbresh.info

Policia raporton se në fshatin Xërxë të Rahovecit është arrestuar një person , pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht duke e therur me mjet të prehtë viktimën.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Gjakovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme