Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, deklaroi të martën se ministria që ai drejton së bashku me disa ministri dhe agjencione tjera janë duke kryer përgatitjet që nga korriku i këtij viti, sipas vendimit të Qeverisë, të fillohet me mbledhjen e premiumeve për sigurimin shëndetësor.
Ai këto komente i bëri në një takim me kryetarët e Komunave të Kosovës, në Prishtinë dhe të organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, ku i njoftoi ata me përgatitjet e MSH për implementimin e premiumeve shëndetësore për sigurimin shëndetësor.
Duke e konsideruar si shumë të rëndësishme përkrahjen e institucioneve të tjera dhe në këtë mes edhe të komunave të Kosovës për këtë proces, ministri Rrahmani ka përmendur ndryshimet legjislative që janë në proces, ndërkohë që ka numëruar edhe përfitimet e para që pritet t’i gëzojnë qytetarët pas fillimit të mbledhjes së premiumeve.
Ministri Rrahmani tha se MSH-ja është në proces të finalizimit të listës së barnave jashtë spitalore që qytetarët të cilët paguajnë premiumin shëndetësor do të marrin falas në barnatore dhe të cilat do të rimbursohen nga Ministria, ndërkohë që përfitimi i tretë pritet të jetë furnizimi i rregullt dhe i plotë i QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme me barna dhe material shpenzues.
Kryetarët e komunave kanë parashtruar pyetje të ndryshme me qëllim të informimit për shumë aspekte që lidhen me sigurimet shëndetësore, ndërsa ministri Rrahmani ka kërkuar nga kryetarët e Komunave që të angazhojnë mekanizmat e tyre lokalë për zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit.
Ndryshe, MSH ka nënshkruar kontratat me gjashtë komunat pilot të Kosovës (Prishtina, Prizreni, Suhareka, Rahoveci, Malisheva, Dragashi) për pagesën e bazuar në kapitacion sipas performancës, skemë kjo e cila nga viti tjetër planifikohet të zgjerohet edhe me shumicën e komunave të tjera, prej të cilave kontrata, komunat përfitojnë nga 2.4 euro për çdo pacient që e regjistrojnë në Sistemin e Informimit Shëndetësor, sipas kritereve të caktuara.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...