Nokia në Kongresin botëror të telefonave mobil prezantoi telefonin Nokia 3310, i cili ka bërë kthesë historike pas 17 vjetëve kur ishte prezantuar origjinali.
Ndonëse mendimet për telefonin janë kontradiktore, të gjithë pajtohen se telefoni nuk ka kurrfarë shansesh që të arrijë shitjen e modelit origjinal i cili është shitur në 126 milionë ekzemplarë.
Pajisja kishte tërhequr me të vërtetë vëmendje të madhe, por mbetet të shihet se çfarë rezultati do të ketë në treg.
Kësaj radhe nuk do të flasim për harduerin e tij, pasi që për këtë është thënë gjithçka, por vetëm do të përkujtojmë se telefoni është paraparë vetëm për rrjetin 2G.
Telefoni përdorë vetëm frekuenca standarde 2G prej 900MHz dhe 1800MHz në botën ku teknologjia ka ecur përpara dhe operatorët kanë shuar mbështetjen për 2G si përgjigje ndaj kërkesave të tregut. Nokia 3310 në raste të tilla do të mund të përdorej vetëm si lodër.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...