Festivali Ndërkombëtar Fest Film Kosova “Hyjnesha në Fron” do të hapet nesër në mesditë në Amfietrin e hapur, para Stacionit Hekurudhor në Fushë Kosovë.
Paraprakisht, siç njoftoi organizatori, në orën 11 në hapësirat e Stacionit Hekurudhor të Fushë Kosovës mbahet Konferenca për media ku do të prezantohen filmat që do të shfaqen gjatë pesë ditëve të Festivalit dhe aktivitetet tjera në kuadër të Festivalit
Këtë vit, krahas flimave për të rritur, festivali sjell edhe edicionin e filmave për Fëmijë. Dita e parë e Festivalit, deri në orët e mbrëmjes i kushtohet 1 Qershorit, Ditës së Fëmijëve.
Programi kulturor dhe argëtues për fëmijë fillon në orën 11 e 30 paradite, me xhiron e ‘Trenit për Fëmijë’ dhe grupin muzikor të KFOR-it. Në orën 13 e 45 do të shfaqet filmi i parë për fëmijë në ‘Kino Treni’.
Shfaqja e filmave për të rritur fillon, në orën 16:00 dhe zgjat deri në orët e vona të mbrëmjes.
Përderisa katër ditët e para të Festivalit do të mbahen në hapësirat e Stacionit Hekurudhor dhe në Amfiteatrin e Qytetit të Fushë Kosovës, nata përmbyllëse e festivalit “Hyjnesha në Fron’ do të mbahet në kështjellën e lashtë të fshatit Harilaq.
Në edicionin e sivjetmë të Festivalit Ndërkombëtar “Hyjnesha në Fron” do të shfaqen 44 filma, të metrazhit të shkurtë , të mesëm dhe të gjatë, nga 17 shtete të ndryshme të botës.
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”