Google ADS

Kosova të mos kandidojë serish për anëtarësim në UNESCO

13:38 | 14 Mars 2017
Arbresh.info

Do të ishte më së miri që Kosova të mos kandidojë serish për anëtarësim në UNESCO, pasi me këtë do të shmangej politizimi i kësaj agjencie të specializuar të Kombeve të Bashkuara, ka thënë zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Serbisë, Ivica Daqiq.

Ai këto komente i bëri të martën pas takimit me shefin e diplomacisë italiane Angelino Alfano në Beograd, i pyetur nga mediat se çfarë do të bëjë Beogradi që të parandalojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Daqiq tha se Serbia dhe UNESCO para dy vjetësh kanë humbur shumë muaj në lobim për ose kundër Kosovës në UNESCO.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme