Të dyshuarit për plagosjen e Vllasit në orën 14:00 dalin në Gjykatë

13:31 | 14 Mars 2017
Arbresh.info

Të dyshuarve për plagosjen e avokatit Azem Vllasi, sot do t’u caktohet masa e sigurisë nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake.

Seanca dëgjimore ku do të vendoset për masat ndaj Murat Jasharit dhe Avni Llumnica, pritet të mbahet në orën 14 në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Këtë e konfirmoi për KosovaPress avokati i Murat Jasharit, Emrush Kastrati.

Jashari dhe Llumnica u arrestuan dje si të dyshuar për plagosjen e avokatit Azem Vllasi para banesës së tij në rrugën “Hajdar Dushi”.

Më herët KMDLNj ka lëshuar një komunikatë me anë së cilës thotë se ka vizituar të dyshuarit dhe se ata kanë thënë se sjellja e policëve gjatë arrestimit dhe mbajtjes është e  mirë.

KMDLNj konfirmon se i dyshuari Murat Jashari përdorë barna për depresion dhe aparat për frymëmarrje.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme