Pacienti i vë flakën motrës medicinale

13:25 | 14 Mars 2017
Arbresh.info

Një pacient 78-vjeçar, të martën, i ka vënë flakën një motre medicinale në Izrael, për shkak se ishte i pakënaqur me trajtimin mjekësor, transmetojnë mediat izraelite.

Policia njoftoi se personi është arrestuar pas një kohe të shkurtër pas ndodhjes së rastit.

Personi i zemëruar kishte hyrë në mëngjes në laboratorin e klinikës në Holon, dhe kishte vënë flakën motrës medicinale Tova Kararo (57) duke e lagur fillimisht me lëng ndezës.

Kur ndihma e shpejtë erdhi, në vendin e krimit kishte tym të dendur dhe pasi që zjarri ishte shuar u gjet trupi i viktimës. Të gjitha përpjekjet për ta shpëtuar motrën medicinale rezultuan pa sukses.

Ministri izraelit i Shëndetësisë, Jakov Licman, ka deklaruar se incidenti “tejkalon linjën e kuqe të rrezikshme, dhunës së ndaluar dhe se është i shokuar me mundësinë që të punësuarën në klinikë e kishte vrarë pacienti”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme