PSG dërgon dosje në UEFA pas rikthimit tronditës të Barçës

13:25 | 14 Mars 2017
Arbresh Info

Sipas raporteve në Spanjë, PSG i ka dërguar UEFA-së një grumbull videosh rreth vendimeve të gjyqtarit Ayetkin në rikthimin tronditës të Barcelonës në UEFA Ligë të Kampionëve.

Gjiganti në La Liga ka arritur të kualifikohet në rundin tjetër të këtij kompeticioni me fitoren e thellë 6 me 1 që ia shkaktoi PSG-së javë më parë, transmeton portali arbresh.info.

Disa nga vendimet e gjyqtarëve në ‘Nou Camp’ nuk i kanë kënaqur bordin e Paris Saint Germain dhe presidenti i klubit francez personalisht ka ndërtuar një dosje ndaj Denis Ayketinit, i cili gjykoi ndeshjen në ‘Camp Nou’ javën e kaluar.

‘Marca’ raporton që tetë pjesë të shkurtra të ndeshjes janë të përfshirë në këtë video dosje që tashmë është dërguar në selinë e UEFA-së./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme