Majlinda Kelmendi është bërë ambasadore e organizatës “Care For Kosovo Kids”, ku do të ndihmojë në fushatën për të ndihmuar fëmijët që mjekohen nga kanceri dhe leukemia në Klinikën e Pediatrisë në QKUK.
Për kampionen botërore të xhudos, Majlinda Kelmendin, të jetë ambasadore e kësaj shoqate është ndjenja më e mirë që po e përjeton.
“Secili njeri në Kosovë dhe jashtë Kosovës më thotë që je ambasadore e Kosovës, kështu që ideja me qenë ambasadore e kësaj shoqate dhe me pas mundësi me ju ndihmua këtyre fëmijëve që kanë nevojë besomëni që është ndjenja më e mirë që po e përjetoj”, tha ajo.
Për të ndihmuar këta fëmijë, ajo vendosi në ankand simbolin që mbante në shpinë në Lojërat Olimpike Rio 2016, ku shkruan emri i saj dhe vendi nga vjen.
“E kam pasur në kimone në shpinë në lojërat olimpike dhe e aplikojnë shumë sportistë ose shumë xhudistë e kanë qitë në ankand dhe realisht kanë arritur me mbledhë një fond shumë të mirë për fëmijët me nevojë kështu që edhe unë kam vendosur me bë të njëjtën gjë. Kjo është ajo që e kam pasur në shpinë të vendosur në finale të lojërave olimpike. Kështu që po besoj shumë që iniciativa jonë ka me pas shumë sukses”, tha ajo.
Ndërsa, koordinatorja e Fondacionit në Kosovë, Sevim Cinci, tha se është krenari që tashmë Majlinda Kelmendi është ambasadore në Care For Kosovo Kids.
E për fondacionin Care For Kosovo Kids, ajo tha se që në fillimet e punës së tij, ka arritur të sigurojë të gjitha gjërat që duhen në Klinikën e Pediatrisë.
“Të gjithë jemi krenarë sidomos ne në Care For Kosovo Kids që e pranoi të jetë ambasadorja jonë… Zyrtarisht ka filluar punën prej 2013, siguron të gjitha çka duhet për Hematonkologjinë , duke filluar prej barnave, por edhe të gjithave materialet tjera hargjues’, tha ai.
Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Curr Gjocaj, tha se Majlinda është bashkuar me një shoqatë që është bërë si familje për shumë fëmijë të Kosovës.
“Sot i ka sjellë një mision për fëmijët e Kosovës, që së bashku me një shoqatë e cila është bërë si familje për shumë familjarë të Kosovës, për shumë fëmijë të Kosovës që me vite po kontribuon për shëndetin e trajtimin e pacientëve tanë shoqata Care for Kosovo kids, një shoqatë e cila prej shumë vitesh po punon në Kosovë, po ndihmon në trajtimin e fëmijëve dhe ata që kanë më së shumti nevojë, për fëmijët që kanë probleme me kancerin”, tha ai.
Fondacioni “Care for Kosovo Kids” është themeluar në janar të vitit 2013. Qëllimi i këtij fondacioni është furnizimi me citostatikë të nevojshëm për fëmijët me kancer në repartin e hematologjisë/onkologjisë pediatrike në Klinikën Universitare të Kosovës për prindërit e fëmijëve të cilët nuk janë në gjendje të bartin koston e barnave.
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...