VMRO-DPMNE-ja e Maqedonisë sot përmes një kumtese edhe njëherë porositi se qëndron në ofertën parimore deri te LSDM-ja dhe Zoran Zaevi se do t’i mbështesim për të formuar qeveri derisa angazhohen për një Maqedoni të bashkuar dhe multientike, e jo shtet dygjuhësor dhe qartë të thonë se e refuzojnë platformën nga Tirana dhe elementet e përmbajtura në të.
“Për fat të keq, as LSDM-ja as Zoran Zaevi nuk dalin me refuzim të platformës nga Tirana dhe janë të gatshëm të kryesojnë qeveri të Tiranës të bazuar në themelet e platformës të formuar në shtet të huaj nën diktat të kryeministrit të huaj. Ata madje shkojnë deri atje dhe thonë se do të debatojnë për çështjet të cilat janë nga interesi nacional dhe shtetëror, duke konsultuar ekspertë partiakë nga nënshkruesit e platformës së Tiranës”, theksojnë nga VMRO-DPMNE-ja.
Njëherit, shtohet, rezultati nga kjo është i qartë, në faza që të realizohet ridefinimi i shtetit, ndryshim i flamurit, himni, stema, vendosja e kartëmonedhave dhe uniformave dygjuhëshe, shpallja e gjenocidit ndaj shqiptarëve të zbatuar nga KAÇKM, 1994 deri 1956 dhe radhë të vendimeve të tjera të cilat e shkelin integritetin dhe identitetin e shtetit të Maqedonisë.
Nga VMRO-DPMNE-ja theksojnë edhe se qëndrojnë në pozitat e tyre për zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale si dalje nga kriza.
Ronaldo shënon gol dhe i dhuron epërsinë Al-Nassr
Empoli fiton ndaj Cagliarit, Ismajli sërish i jashtëzakonshë...
Kryhen matjet zyrtare: Joshua me një avantazh të lehtë përba...
KE-ja s’ua jep hisen e miliardave Kosovës e Serbisë pa zbati...
Aksident i dyfishtë në Tiranë, disa të lënduar
Nga sulmi izraelit mbi Bejrut, vriten 12 persona