Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se vetëm bashkësia ndërkombëtare e ka mundësinë që ta bind Serbinë për të lejuar deputetët serbë të Listës Srpska që ta votojnë Projektligjin për FSK-në, shkruan arbresh.info.
Thaçi, në tryezën e organizuar për të diskutuar për transformimin e FSK-së ka thënë se aktualisht nuk shihet ndonjë lëvizje nga ndërkombëtarët për ta bërë këtë ndonëse siç ka thënë, edhe ata e përkrahin formimin e ushtrisë së Kosovës.
“Edhe ShBA-ja edhe NATO-ja janë në favor të transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura dhe tash vetëm duhet të diskutojmë a duhet të shkojmë me ndryshime kushtetuese apo me projektligj dhe më shumë na shkon në favor ky versioni i parë dhe tash mbetet vetëm që Bashkësia Ndërkombëtare që ta bind Serbinë që ta votoj mirëpo nëse Serbia nuk bindet ne duhet të shkojmë me Projektligjin. Pra po diskutojmë se si do ta themelojmë ushtrinë e jo a ta themelojmë a jo, Kosova nuk mund të pres me vite të tëra që Serbia të disponohet për të mos na penguar sepse ne mes veti nuk kemi problem. Vetëm bashkësia ndërkombëtare mund t’i bind serbët”, ka deklaruar presidenti Thaçi.
I pyetur se a do t’i dëmtoj marrëdhëniet e Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare ky proces, Thaçi ka thënë përkundrazi, ky proces vetëm do ta rris kredibilitetin e Kosovës në skenën ndërkombëtare./Arbresh.info.
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër