Fondi Monetar Ndërkombëtar, përfundoi shqyrtimet e performancës ekonomike të Kosovës dhe do t’i japë vendit rreth 106.5 milionë dollarë.
Më 13 mars 2017, Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) përfundoi analizën e dytë dhe të tretë të performancës ekonomike të Republikës së Kosovës sipas marrëveshjes Stand – By (SBA).
Përfundimi i rishikimit mundëson lëvrimin e 79.20 milionë SDR (rreth 100 milionë euro), i cili do të sjellë lëvrimin total në SB për 135,40 milionë SDR ( rreth 172 milionë euro).
Pra, kjo i mundëson Kosovës qasje në 100 milionë euro shtesë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Me këto 100 milionë euro, do të arrihet disbursimi i rreth 172 milionë eurove bazuar në marrëveshjen Stand By me FMN-në.
Në komplementimin e shqyrtimit, Bordi aprovoi kërkesën e autoriteteve për një zgjatje të SBA aktual me 4 gusht, 2017 për të lehtësuar vazhdimësinë e politikave dhe të lejojë kohë të mjaftueshme për vazhdimin e reformave strukturore për përparimin, sipas FMN’së.
Ai mbështet programin ekonomik të qeverisë, i cili synon ngritjen e potencialit ekonomik të Kosovës duke krijuar hapësirë fiskale për shpenzimet.
Pas vendimit të Bordit Ekzekutiv, Mitsuhiro Furusawa, Zëvendës Drejtor Menaxhues, tha se Kosova ka performuar mirë në kuadër të programit.
“Rimëkëmbja ekonomike vazhdon, e udhëhequr nga rritja e kërkesës së brendshme. Zbatimi i politikës ka qenë e lavdërueshme. Mbajtja e kësaj gjendjeje përmes, do të ndihmojë për të kyçur në këto përfitime në stabilitetin makroekonomik dhe financiar”, tha Furusawa.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...