Barça nis negociatat me Hector Bellerin

11:54 | 14 Mars 2017
Arbresh Info

Gjiganti në La Liga, Barcelona vazhdon hapat drejt sigurimit të marrëveshjes me yllin e Arsenalit, Hector Bellerin, i cili është identifikuar si shënjestra e tyre kryesore për transferim.

Gjiganti spanjoll ka qenë duke kërkuar që një kohë të gjatë ish futbollistin e zhvilluar në ‘La Masia’, por këtë herë plani i tyre është zbuluar edhe në media, transmeton portali arbresh.info.

Bazuar në gazetën spanjolle ‘Sport’, Barcelona tashmë ka nisur negociatat me agjentin e mbrojtësit të Arsenalit. Përveç kësaj, gjiganti në La Liga thuhet se do të ofroj 40 milionë euro për të siguruar shërbimet e talentit të shumëvlerësuar.

E ardhmja e Hector Bellerin raportohet gjithashtu se varet shumë nga vendimi i trajnerit Arsene Wenger./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme