Shqiptari që rrezikoi portën e Real Madridit (VIDEO)

11:07 | 14 Mars 2017
Arbresh Info

Mbrojtësi shqiptar Riza Durmisi i ka ofruar një shans të jashtëzakonshme skuadrës së tij për të barazuar shifrat në ndeshjen kundër skuadrës së Zinedine Zidanes.

Real Madridi regjistroi fitore me rezultat 2 me 1 në ndeshjen e xhiros së 27 në La Liga të zhvilluar si nikoqir kundër Real Betisit, shkruan portali arbresh.info. Golat nga Cristiano Ronaldo dhe Sergio Ramos i siguruan fitoren “Madrilenëve” pas gabimit nga Kylor Navas që dërgoi në epërsi mysafirët.

Durmisi, i cili ishte në fushë që nga fillimi i ndeshjes, rrezikoi portën e portierit nga Costa Rica gjatë kohës shtesë të ndeshjes.

23-vjeçari bëri një super asistim për sulmuesin Antonio Sanabria gjatë minutës së 91′ të ndeshjes. Megjithatë, Navas u tregua i saktë nga kjo goditje e fuqishme me kokë duke shpëtuar skuadrën e tij nga barazimi.

Reprezentuesi shqiptar i Danimarkës është vlerësuar me notën 6.4 për paraqitjen kundër “Los Blancos”, të cilët shfrytëzuan disfatën e Barçës për të rimarr kreun në La Liga./arbresh.info

https://streamable.com/o3urx

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme