Google ADS

Tharja e rrobave brenda në shtëpi është e dëmshme

09:55 | 14 Mars 2017
Arbresh.info

Ekspertët e Asthma Society of Ireland kanë ngritur shqetësimin se vendosja e rrobave për tu tharë brenda në shtëpi përben rrezik për shëndetin.

Sipas tyre një veprim i tillë rrit lagështinë me 30 përqind në dhomë dhe favorizon krijimin e mykut.

Kjo mund të ndikojë tek ata që kanë probleme me frymëmarrjen, astmën, sistem imunitar të dobët ose probleme me lëkurën.

Ekspertja Pheena Kenny tha se ambientet me lagështirë favorizojnë krijimin e mykut, që mund të lëshojë “fara” të quajtura spore.

Këto të fundit mund të shkaktojnë reaksion alergjik tek disa njerëz.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme