Ushtria e Kosovës, në të ardhmen do të ketë kapacitete mbrojtëse si forcë e cila do të ketë si mision mbrojtjen e sovranitetit dhe qytetarëve të saj.
Armatimet që ka të drejtë t’i zotërojë do të jenë të gjitha armatimet që janë anti blind duke përfshirë edhe topat deri në 105 mm, ndërkaq do të ketë akses të plotë në gjitha llojet e armëve kundërairore, ka thënë për Indeksonline ish komandanti i FSK-së Kadri Kastrati.
Ai është shprehur i bindur në formimin e Ushtrisë së Kosovës, duke thënë se nuk ka asnjë pengesë në finalizimin e kësaj force.
“Nuk shoh që ka pengesa, ne kemi hyre në një fazë që nuk ka kthim mbrapa arsyeja është shumë e thjesht që Kosova ka të drejtën si shtet i pavarur ta ketë ushtrinë e vetë, varësisht se si do të quhet, kjo nuk është e rëndësishme, se sa do të jetë e rëndësishme misioni i saj ushtarak”, ka thënë Kastrati.
Ish-Komandanti i FSK-së theksoi se faktori ndërkombëtar nuk do të duhej të ja kthente shpinën Kosovës për arsye se shndërrimi i FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, është edhe prioritet i NATO-s, sepse në afatin 10 vjecar do ta zëvendësonte misionin e KFOR-it në vendin tonë.
“Pra në këtë mënyrë Kosova nga një konsumatori i sigurisë do të bëhej në një ofrues i sigurisë ku në këto 10 vitet e ardhshme Ushtria e Kosovës, do të kishte mundësinë të merrte pjesë edhe në operacione paqerujtëse apo në luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmave të dhunshëm”, ka thënë ai.
Për Kastratin numri prej 5 mijë pjesëtarëve aktiv dhe 3 mijë rezervë sa parashihet të ketë Ushtria e Kosovës është i mjaftueshëm për të ruajtur paqen në Kosovë.
“Duke u bazuar në rishikimin strategjik në sektorin e sigurisë që ka zgjatur 2 vite nga prilli i vitit 2012 deri në mars të vitit 2014 janë bërë gjitha studimet e thella në bazë të skenarëve të mundshëm, ku në atë kohë unë kamë qenë komandant i FSK-së dhe vlerësimi ka qënë prej ekspertëve të FSK-së dhe ekspertëve të NATO-s dhe SHBA-vë që kjo forcë është e mjaftueshme për me mbrojt sovranitetin e Kosovës”, ka thënë Kastrati.
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...