Nata e Verës ka zbardhur qytetin e Elbasanit. Mijëra njerëz janë mbledhur në Bulevardin “Aqif Pasha” për të ndjekur koncertin e madh festiv, të mundësuar nga Bashkia e këtij qyteti.
Këngëtarët më në zë shqiptare, janë ngjitur në skenë për të festuar së bashku ardhjen e stinës së ngrohtë.
Qytetarë të ardhur nga zona të ndryshme të vendit, janë shprehur të kënaqur nga organizimet dhe shprehen tw vendosur të qëndrojnë në shesh deri në orët e para të mëngjesit, për të pritur së bashku “Ditën e Verës”.
Festimet kulmuan me hedhjen e fishekzjarreve, të cilat ndriçuan “Natën e Verës” në Elbasan.
Por vec festimeve në shesh, të gjitha baret dhe restorantet e qytetit sonte janë të mbushura plot, deri në orët e para të mëngjesit, pasi siç e do tradita, festa e verës pritet së bashku.
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...